Fjalë Kyçe

SHSKUK: S’ka interesim të specializantëve për të punuar në spitale

SHSKUK: S’ka interesim të specializantëve për të punuar në spitale

Sipas Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nuk ka interesim të mjaftueshëm të specializantëve për të punuar në spitale.

“Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK) për vende të lira pune,  për 22 profile të ndryshme mjekësore ku kërkuan  p  28 specialistë,  në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018”, thuhet në njoftimin e SHKSUK.

Kjo erdhi pasi Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli nënshkroi udhëzimin administrativ që i’u siguron paga specializantëve.

“Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës,  ishte kërkuar 1 specialist  i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të  radiologjisë.Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt,  ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant.  Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë  nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së,  sikurse nuk kishte ineresim edhe për specialistë të intersuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali.”, thuhet tutje në njoftim.